VIDEO/ “Ndalo aty tani”! Këta janë dronët e policisë që do t’i kemi mbi kokë nga sot e tutje

schedule13:55 - 13 Prill, 2020

schedule 13:55 - 13 Prill, 2020

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj njoftoi sot se policia ka 50 dronë në dispozicio për të kontrolluar qytetarët në mënyrë që të mos dalin nga shtëpia pa leje.

Dronët në fjalë do të patrullojnë nëpër qytete, ndërsa sëfundmi policia ka publikuar edhe pamjet se si do të operohet me ta.

Nëse gjatë patrullimit droni konstaton një person që ecën në rrugë, ai e paralajmëron duke i kërkuar që të mos lëvizë deri sa të vijë patrulla për të bërë verifikimet përkatëse nëse ka ose jo autorizim.

Kjo vlen edhe për rastet kur qytetarët kanë dalë në rrugë jashtë oraritë të lejuar për ata me autorizim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!