Egnatia është mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-1 nga Teuta.
Një ndeshje intensive, e cila dukej që në pjesën e parë ku katër kartona të verdhë u nxorrën nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.
Pjesa e ditë ishte më kërkuese në aspektin e golit, me durrsakët të cilët e gjetën në minutën e 61’ me anë të Fili.
Tentativat nga rrogozhinasit ishin për të barazuar sfidën, por nuk e arritën deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit.
Egnatia vazhdon të mbetet në krye të tabelës me 13 pikë, tre më shumë se Tirana e vendit të dytë. Ndërsa Teuta ka mundur të shkëputet me një pikë nga zona e kuqe, duke u pozicionuar në vendin e shtatë me 8 pikë./h.ll/abcnews.al