Nate Diaz ka marrë një urdhër-arrest të lëshuar nga policia e Neë Orleans pas një sherri në rrugë.
Ish-luftëtari i UFC-së, është akuzuar për një kontakt fizik të shkallës së dytë. Policia vendase ka konfirmuar deklaratën për sherrin ku ishte i përfshirë edhe Diaz.
“Në orën 2:10 të mëngjesit të së shtunës, 22 prill, oficerët dhe mbikëqyrësit e shëtitores u alarmuan nga një sherr të madh në Bourboon St. oficerët ishin në gjendje të shpërndanin turmën. Dëshmitari raportoi policinë për një mashkull të bardhë, i cili besohej të ishte pa ndjenja. Pak kohë më vonë, personi rifitoi vetëdijen. Oficerët vëzhguan se personi kishte gjakderdhje nga pjesa e pasme e kokës dhe u thirr ndihma e shpejtë. Pas hetimeve është lëshuar një urdhër-arrest për Nate Diaz, i cili është akuzuar për një kontakt fizik të shkallës së dytë. Ai nuk ndodhet në paraburgim momentalisht. “
Diaz dukej se mbyti një person gjatë një zënke në rrugë në Bourbon Street në New Orleans pasi mori pjesë në Misfits Boxing 6 të premten. Diaz dhe personi në fjalë që mësohet të jetë një TikTok-er i njohur fillimisht po debatonin ashpër dhe po ngjallnin një debat. Diaz, për të mos përdorur grushtat e tij të fuqishëm, përdori një teknikë dorëzimi duke e kapur prej qafe dhe në pak sekonda e ka lënë pa ndjenja personin në fjalë, ku humbi vetëdijen dhe në momentin e përplasjes në tokë, duket se ka lënduar kokën nga pas./ h.ll/abcnews.al
Nate Diaz choking a man out in a street fight after attending the Misfits Boxing show in New Orleans last night… pic.twitter.com/8hx9OBwnu3
— Football Fights (@footbalIfights) April 22, 2023