Napoli po kalon momentin më të vështirë të viteve të fundit. Ekipi i Carlo Ancelottit nuk fiton prej shtatë ndeshjesh në Serie A dhe Interi kryesues është 17 pikë larg. Nënkampionët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 kundër Udineses ditën e djeshme.
Kamerat kanë kapur një detaj interesant që ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes. Mario Rui tentoi të niste një aksion të shpejtë në kërkim të golit të fitores, por nuk reagon askush nga shokët e skuadrës.
Një moment që tregon gjendjen e keqe të Napolit. Askush nuk merr përsipër dhe diçka e tillë acaroi mbrojtësin portugez. Ndeshja e radhës është kundër Genk në Champions League. Ekipi italian i mjafton një barazim në shtëpi për t’u kualifikuar dhe dueli i mesjavës mund të sjellë kthesën e ekipit ose… shkarkimin e Ancelottit. /abcnews.al