Napoli fitoi 3-1 përballë Bolognas në “Diego Armando Maradona”, trepikësh i rëndëishëm për objektivin Champions League. Triumfi i pestë radhazi shtëpiak në Serie A për skuadrën e Gennaro Gattusos, që renditet në vend të gjashtë me 47 pikë, tre më pak se vendi i katërt (Napoli ka luajtur një takim më pak se Roma).
Lorenzo Insigne realizoi dy gola, teksa u kthye të tundë rrjetën edhe Victor Osimhen pas një kohe të gjatë. Pa vlerë goli i Roberto Sorianos për skuadrën udhëtuese. Amir Rrahmani e zhvilloi ndeshjen të plotë për Napolin, teksa Elseid Hysaj u fut në fushë në minutën e 22-të në vend të Ghoulam.
Mbrëmje për t’u harruar për Arlind Ajetit dhe Reggianën. Skuadra ku luan mbrojtësi shqiptar, u mposht 0-4 në fushën e vet nga Lecce, që realizoi tre nga golat e fitores në pjesën e parë. Ajeti mori dy kartonë të verdhë brenda gjashtë minutave.
Minutat 47′ dhe 53′ qëlluan fatale për 27-vjeçarin e lindur në Bazel, i cili u detyrua të largohej përpara kohe nga fusha e blertë. Reggiana renditet në vend të 16-të të Serie B dhe po lufton për mbijetesë, ndërsa Lecce e Kastriot Dermakut (vijon të jetë i dëmtuar) mban vendin e pestë në renditje. /abcnews.al