VIDEO/ Napoli e nis me këmbë të mbarë, sulmi shpërthen direkt

schedule14:26 - 20 Shtator, 2020

schedule 14:26 - 20 Shtator, 2020

Napoli e nis me triumf kampionatin. Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso triumfoi në transfertë kundër Parma, me rezultatin 0-2 dhe golat erdhën nga dyshja e sulmit, Dries Mertens-Lorenzo Insigne.

Një ndeshje ku ata kërkuan gjithë kohën fitoren, por në 45 minutat e para Parma rezistoi dhe e mbajti portën e paprekur. Napoli donte me ngulm të merrte tre pikët dhe goli i parë erdhi nga rekordmeni i golave, belgu Mertens.

Në minutën e 63-të ai nuk i la asnjë shans portierit të Parmës të reagonte pas gjuajtjes së fortë që bëri nga pak metra me portën. Duhej edhe goli i qetësisë, që vonoi rreth 15 minuta.

Lozano ishte protagonist me një shpërthim nga krahu. Më pas gjuajtja në portë nuk u kontrollua nga portieri dhe aty Insigne nuk mund të gabonte, duke shënuar edhe golin e dytë në portën e Parma. Aty vendasit kapitulluan dhe deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar, me Napolin që merr tre pikët dhe mendon për ndeshjen e radhës. /abcnews.al