Etrit Berisha është shtangur nga Radja Nainggolan. Portieri i kombëtares shqiptare është titullar në ndeshjen që Spal po zhvillon kundër Cagliarit në transfertë. Rezultati i takimit ka ndryshuar në minutën e 10-të.
Mesfushori belg nuk është menduar dy herë, teksa një top të kthyer në hyrje të zonës e ka goditur direkt. Berisha vetëm e ka ndjekur me sy topin, që u ndal drejt e në rrjetë. /abcnews.al