Argjentina nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në sfidën kundër Paraguajit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës për Amerikën e Jugut. Takimi në vetvete kishte shumë tension, sidomos në minutën e 57-të, kur Lionel Messi pa t’i anullohej një gol nga VAR.
Kapiteni i Barcelonës arriti të shënojë një gol shumë të bukur dhe në kampin argjentinas nisi festa, por jo për shumë kohë. Gjyqtari brazilian, Raphael Claus, shkoi në monitorin e VAR-it dhe gjeti një faull në favor të Paraguajit.
VAR at its extreme..Fckers disallowed the Messi goal because of a toe clipping back in the year 1990. #Messi #Argentina pic.twitter.com/tr2Do57jdu
— Barca GameDay (@BarcaGameDay) November 13, 2020
Faulli kishte ndodhur rreth 27 sekonda para golit, kur topi ishte ende në gjysmëfushën e Argjentinës. Si rrjedhojë ai e anulloi golin, duke shkakturar polemika të shumta, të cilat kanë vazhduar edhe pas takimit. “Ju na vodhët dy herë”, mësohet se i ka thënë Messi gjyqtarit në fundin e takimit sipas raportimit të “Mundo Deportivo”. /abcnews.al