Emisioni ‘Storie Italiane’ në Rai Uno u fokusua sërish tek gjesti bujar i Shqipërisë ndaj Italisë duke dërguar atje 30 mjekë dhe infermierë për të luftuar me koronavirusin.
Si një përgjigje ndaj gjestit të Shqipërisë ishte edhe luajtja me flaut e himnit të Flamurit nga një shtetas italian nga ballkoni i tij.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/657831978351698/
Ai quhet Marcelo, dhe në emisionin “Storie Italiane” mori falenderimin e drejtpërdrejt të Presidentit Ilir Meta.
Në një lidhje direkte nga zyra e tij për Rai Uno, Meta u shpreh në gjuhën italiane: Mirëdita nga Tirana. Marcelo, faleminderit që këndove himnin e Shqipërisë. Të ndjejmë pjesë të së njëjtës familje shqiptare. Shqipëria e Italisë, shqiptarë italiane, do t’ia dalim, forca dhe kurajë për të rinjtë për familje, për të ardhmen e shteteve tanë. Ju uroj gëzuar pashkët të gjithë shqiptarëve. Rroftë Shqipëria, rroftë Italia”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2823967841027434/