Gazetari Idro Seferi, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype nga Beogradi për “ABC-në e mëngjesit”. Teksa po bisedonte me Enkel Demin për reagimin e Presidentit Vuçiç ndaj ambasadorit britanik në Prishtinë për flamurin shqiptar, moderatorit të emisionit të mëngjesit në televizionin Abc News i tërhiqte diçka tjetër vëmendjen.
Bëhet fjalë për një pikturë në bibliotekën e Idro Seferit. Ky i fundit, pas kërkesës së Demit, e mori dhe e vuri në plan parë duke e shfaqur pikturën për të tërë publikun dhe duke i shuar gazetarit një kureshtje që kishte muaj që e mendonte.
“Kam muaj që e mendoj, por sot mu dha mundësia. Pas shpinës tënde është një vizatim, pikturë e jotja. A mund të ma marrësh dhe ta vësh në plan të parë se më duket një nga gjërat interesante që ke në bibliotekë. Afroje në kamera, i lumshin duart atij që e ka bërë. Më tërheq shumë vëmendjen. Ti me siguri prandaj e ke lënë atje”, tha Demi./abcnews.al