VIDEO/ Myrto Uzuni zhbllokohet në kampionat, Rey Manaj “show” te Barcelona

schedule09:18 - 15 Gusht, 2021

schedule 09:18 - 15 Gusht, 2021

Ferencavaros mori fitoren e parë në kampionatin hungarez dhe Myrto Uzuni realizoi golin e parë në sezonin e ri në OTP Bank Liga. 4-1 u fitua ndeshja shtëpiake ndaj Mezokovesd-Zsory, me sulmuesin nga Berati që ishte autori i golit të tretë të Ferencvarosit.

Ishte minuta e 69-të kur 26-vjeçari i kombëtares shqiptare dërgoi topin në rrjetë nga pika e bardhë e penalltisë. Gol morali për Uzunin, që shpreson të gjejë sërish rrjetën të mërkurën, në duelin e parë të fazës “play-off ” në Champions League kundër Young Boys.

Momenti i mirë edhe për Rey Manajn te Barcelona. Sulmuesi shqiptar është regjistruar në LaLiga me ekipin e parë të Barçës, ndërsa në stërvitjen e djeshme ka realizuar një gol shumë të bukur. Një parabolë e bukur që shtangu portierin, gol që është shpërndarë nga klubi katalanas në Twitter. /abcnews.al