VIDEO/ “Muri” Real Madrid nuk kalohet nga Liverpool, City i Guardiola përballë PSG-së

schedule22:54 - 14 Prill, 2021

schedule 22:54 - 14 Prill, 2021

Real Madrid-Chelsea, Manchester City-PSG, këto janë gjysmëfinalet e Champions League, pas dueleve të zhvilluara mbrëmjen e sotme. Liverpool nuk ia doli të përmbyste humbjen e parë në Madrid, kurse Manchester City kreu formalitetin e radhës në Dotmund.

“The Reds” u munduan shumë në “Anfield”, teksa e nisën me një rast të mirë goli me Salah, për t’u pasuar më pas edhe nga një goditje e Milner nga jashtë zone. Courtouis ishte në formë të shkëlqyer me pritjet e tij, sikurse edhe Benzema që u ndal nga shtylla pas 20 minutash lojë.

Sulmet e Liverpool ishin të shumta. Firmino tentoi ta mposhte portierin belg të Realit, por ky ishte nëj mision i pamundur për të dhe të gjithë lojtarët e drejtuar nga Jurgen Klopp. Real Madrid tregoi edhe një herë se në këtë kompeticion jo më kot ka triumfuar 13 herë dhe do tentojë t’ia dalë sërish, edhe pse shumë pak e besonin në fillim.

NDESHJA TJETËR – Manchester City ka triumfuar edhe në ndeshjen e dytë me Borussia Dortmund, me të njëjtin rezultat, 2-1, dhe është kualifikuar në gjysmëfinale. “Qytetarët” e pësuan shumë shpejt nga 17-vjeçari Jude Bellingham, i cili realizoi një gol të bukur pas 15 minutash lojë.

City i pjesës së parë nuk ishte i zakonshmi, por i duhej të shënonte gol për të shmangur surprizën e gjermanëve. Dortmund dhuroi një penallti 10 minuta nga fillimi i pjesës së dytë dhe Mahrez vendosi baraspeshën.

Për të qetësuar trajnerin Pep Guardiola mendoi talenti Phil Foden, i cili me një goditje të fortë shtangu portierin e verdhezinjve që duhet të nxirrte topin nga rrjeta dhe të priste fundin e ndeshjes për të uruar kundërshtarët për fitoren. /abcnews.al