Me rikthimin e futbollit, rikthehen dhe momentet gazmore, ironizuese dhe të veçanta para, dhe pas ndeshjes. Në qendër të këtyre episodeve, në përgjithësi janë tifozët, por Bundesliga rifilloi sot pa spektakorë dhe kështu, mendohet se do të zhvillohen të gjitha ndeshjet deri sa të ketë një zgjidhje tjetër për të luftuar me pandeminë Koronavirus.
Sot, në “Signal Iduna Park”, u luajt derbi i Ruhrit mes Borussia Dortmund dhe Schalke 04, me verdhezinjtë e Favre që triumfuan me rezultatin e thellë 4-0. Haaland, Guerreiro x2 dhe Hazard ishin autorët e golave.
Pas ndeshjes, futbollistët dhe stafi i Dortmund e kanë traditë të përshëndesin tifozët e tyre, sidomos ultrasit në tribunën “Muri i Verdhë”. Edhe pse nuk kishte asnjë tifoz, kjo traditë vazhdoi, me futbollistët që “përshëndetën” tribunën bosh./abcnews.al
Dortmund players thanking the Yellow Wall after their win 4-0 win today. ?pic.twitter.com/kUaWD2IhPf
— SPORTbible (@sportbible) May 16, 2020