SLLOVAKI- Mundësi Chermen Valiev, që përfaqëson Shqipërinë, ka fituar medalje të artë në Kampionatin Europian të Mundjes, që u zhvillua në Sllovaki.
Valiev triumfoi përballë rusit Zaurbek Sidakov, i cili garonte me flamurin neutral.
Me këtë rezultat, Valiev shpallet Kampion Europe për Shqipërinë, në peshën 74 kilogramë, në stil të lirë.
“Chermen Valiev shpallet Kampion i Europës në mundje, në peshën deri në 74kg. Valiev mundi në finale rusin Sidakov me rezultatin 4-2. Pas medaljes së Bronztë në Olimpiadën e Parisit, Chermen Valiev bëhet dhe Kampion Europe për Shqipërinë.”, shkruan Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar/abcnews.al

