Tirana gjen golin e barazimit në miqësoren ndaj Vllaznisë. Shkodranët kishin kaluar në avantazh në minutën e 17-të në “Selman Stërmasi”, moment kur Ismael Dunga shndërroi një gol një penallti.
Bardheblutë rikthyen baraspeshën një minutë përpara mbylljes së pjesës së parë. Gafë e kuqebluve të Brdaric dhe Ernest Muçi fitoi duelin me Isufin, duke dërguar topin në rrjetën e ekipit mik.
Ismailgeci pësoi një dëmtim në minutën e 34-t dhe trajneri Egbo e zëvendësoi menjëherë, duke hedhur Ardit Tolin në fushë në vend të lojtarit të Shpresave. /abcnews.al
Miqësore/ Pjesa e parë, “Selman Stërmasi”
Tirana-Vllaznia 1-1
(Muçi 44′ / Dunga (pen) 17′)