Konyaspor po përballet me Galatasaray dhe 45 minutat e para janë mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1. Nga minuta e parë në fushë ka zbritur edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi.
Ai nuk është i vetmi, pasi edhe Erdon Daci është përzgjedhur në formacion dhe madje është ai që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke ndëshkuar dy herë gjigantin turk.
Daci, pjesë e moshave të Maqedonisë së Veriut, shënoi fillimisht në minutën e 41-të, por në shtesë Galatasaray barazoi. Ai realizoi edhe në minutën e parë të pjesës së dytë, duke befasuar skuadrën mike. /abcnews.al