VIDEO/ Mourinho nuk e ndal as kartoni i kuq, udhëzon lojtarët prapa stolit të skuadrës

schedule16:23 - 26 Tetor, 2021

schedule 16:23 - 26 Tetor, 2021

Jose Mourinho nuk u shqetësua aspak kur u ndëshkua me 2 kartonë të verdhë, që rrjedhimisht do të dilte me të kuq në ndeshjen që zhvillonte ndaj kryesuesve të kampionatit, Napolin. Dhe në fakt kështu ndodhi.

Por kjo nuk e ndaloi aspak trajnerin portugez të udhëzonte djemtë e tij kundër Napolit.

“Special One” nuk ka nguruar të postojë një video në rrjetet sociale teksa shikohet se si udhëzonte lojtarë nga mbrapa stolit të skuadrës.

“Kur nuk ke biletë dhe dëshiron dëshpërimisht të shikosh një lojë të madhe futbolli”, është shkrimi që tekniku portugez ka zgjedhur të shoqërojë videon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Me kartonin e kuq kundër Napolit, Mourinho nuk do të ketë mundësinë të drejtojë Romën në transfertën kundër Cagliarit.

Jose ishte njëri nga 4 trajnerët e Seria A që u ndëshkuan me kartonë të kuq në ndeshjet e javës së kaluar. /f.a/abcnews.al