Episod qesharak është regjistruar në Poloni. Portieri gjerman, Thomas Dahne, është ndëshkuar me karton të verdhë për shkak se është munduar të spiunojë arbitrin e ndeshjes Legia Warszawa-Wisla Plock, e luajtur në muajin dhjetor.
Arbitri ndodhej pranë monitorit, për të parë një episod me Sistemin VAR dhe Dahne është pikasur që po mundohet të shikonte në ekran rastin e dyshimtë. Më pas ai është ndëshkuar me karton të verdhë.
Më 1 janar e pësoi edhe Jose Mourinho, por portugezi spiunoi ekipin kundërshtar, duke shkuar tek stoli i tyre për të parë udhëzimet taktike që po jepte stafi i skuadrës rivale të Southampton. /abcnews.al