Motori i një avioni ku në bord ndodheshin 321 persona mori flakë pak pasi u nis, piloti u detyrua të bëj një ulje emergjente.
309 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit që ndodheshin në aeroplanin turistik rus në Phuket, Tajlandë, u detyruan të zrisnin dhe të prisnin një avion të ri.
Fotot dhe pamjet dramatike treguan Boeing 767-306ER i cili kishte marrë zjarr papritur për shkak të një “rrjedhjeje të motorit”.
Pajisjet e uljes gjithashtu u ndezën nga flakët në anën e djathtë të avionit, thanë raportet.
Një dyshim është se linjat ajrore ruse po i ndërpresin riparimet dhe po përdorin avionë të vjetëruar pa mirëmbajtjen e duhur pas sanksioneve të ashpra perëndimore për luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë.
Ky aeroplan 26-vjeçar i operuar nga kompania charter Azur Air ishte duke u nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i Phuket për në Moskë.
“Specialistët teknikë të linjës ajrore kanë filluar tashmë punën për të eliminuar keqfunksionimet”, thuhet në një deklaratë nga linja ajrore ruse.
Pasagjerëve të fluturimit ZF-3604 do t’u sigurohet hotel, ushqime të ngrohta dhe pije joalkoolike gjatë pritjes së nisjes për në Moskë.
Një raport tha se avioni kishte qenë afër nisjes me 120 mph kur u shfaqën problemet.