Burrelit i mjaftoi një gol i Stanës në minutën e 14-të për të fituar në shtëpi kundër Tërbunit. Kjo ndeshje cilësohet si një derbi dhe të dy ekipet kanë dhuruar gjithmonë përballje të forta dhe tepër të luftuara.
Tifozët nuk munguan, teksa dy prej tyre ishin në formë shumë të mirë. Ata dhuruan spektakël me kërcimet dhe festën e tyre, duke krijuar një atmosferë të bukur dhe ilaritet në mes të mbështetësve matjanë.
Burreli renditet në vend të gjashtë me 11 pikë në grupin A të Kategorisë së Parë, 11 pikë larg kryesuesve të Kastriotit. /abcnews.al