VIDEO/ Moti i keq në Itali prej disa ditësh, bllokohen disa shtëpi

schedule12:17 - 17 Maj, 2024

schedule 12:17 - 17 Maj, 2024

Italia është përshirë prej disa ditësh nga moti i keq. Milano u përball një ditë më parë me reshje të dendura që shkaktuan edhe përmbytje të rrugëve.

Ndërkohë media italiane shkruan se situata vijon të mbetet shqetësuese dhe se në Veneto, lumi Muson ka dalë nga shtrati. Ekipet e shpëtimin kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar në banesat e tyre.

Përmbytjet prekin qendrat e banuara të komunave Asolo dhe Castelfranco Veneto (Treviso).

Përmbytje të mëtejshme raportohen në komunat Quarto d’Altino (Venecia) dhe në komunat Treviso të Altivole, Casier, Fonte, Mogliano Veneto.

/abcnews.al/