VIDEO/ Moti i keq, apeli i policisë: Drejtuesit e mjeteve të moderojnë shpejtësinë, qytetarët të mos qëndrojnë në vende të pasigurta

schedule10:37 - 20 Janar, 2024

schedule 10:37 - 20 Janar, 2024

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri për t’iu ofruar ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve.

Policia njofton se janë ngritur grupe drejtimi për të koordinuar punën dhe për të menaxhuar informacionet që sigurohen nga të gjitha zonat e vendit.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe të borës në disa zona, në rrugët urbane dhe interurbane ka prezencë të shtuar të ujit dhe të borës, që krijon vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera në rrugë, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!