VIDEO/ Momenti kur ushtarët e plagosur ukrainas nxirren me barela nga fabrika e çelikut

schedule14:38 - 19 Maj, 2022

schedule 14:38 - 19 Maj, 2022

Pas më shumë se dy muajsh, dhjetëra luftëtarë ukrainas që kishin rrethuar Azovstalin në Mariupol janë dorëzuar, sipas BBC.

Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se 1,730 luftëtarë janë dorëzuar nga Azovstal që nga e hëna. Kjo përfshin 771 të tjerë që u dorëzuan në 24 orët e fundit. Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, 80 prej tyre janë plagosur, duke theksuar se po marrin ndihmën e nevojshme në spital.

https://www.youtube.com/watch?v=l6mDmC85ySQ&t=48s

Ndërkohë, mediat ruse kanë raportuar se një numër i madh i luftëtarëve ukrainas janë ende brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.

Ndërkohë në mediat sociale janë publikuar pamjet me dron  të ushtarëve të plagosur ukrainas që nxirren me barela.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!