VIDEO/ Momenti kur rusët bombardojnë kullën televizive të Kievit

schedule20:42 - 1 Mars, 2022

schedule 20:42 - 1 Mars, 2022

Pesë persona mbetën të vdekur pasi forcat ruse goditën një kullë televizive në Kiev të martën. Sulmi nxori disa kanale jashtë transmetimit dhe dëmtoi një memorial aty pranë për viktimat e Holokaustit nazist.

Pamjet e publikuara nga The Guardian tregojnë një shpërthim të madh dhe tym që del nga kulla.

Më herët, ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov, paralajmëroi se Rusia po planifikonte të prishte komunikimet dhe të përhapte informacione të rreme për një kapitullim ukrainas. /abcnews.al