VIDEO/ Momenti kur rebelët Houthi sulmojnë një cisterne nafte greke përpara se ta hedhin në erë

schedule13:04 - 30 Gusht, 2024

schedule 13:04 - 30 Gusht, 2024

Disa pamje të publikuara në media thuhet se tregojnë momentin kur rebelët Houthi sulmuan një cisternë greke të naftës përpara se ta hidhnin në erë me eksploziv.

Sipas mediave të huaja, militantët jemenas publikuan një video që tregon luftëtarët e tyre duke hipur dhe duke vendosur eksplozivë në cisternë, duke shkaktuar shpërthime që rrezikojnë Detin e Kuq nga një derdhje e madhe nafte.

Militantët vazhdojnë të zhvillojnë luftën anti-izraelite në Detin e Kuq, duke bllokuar kështu qarkullimin e mallrave që kalojnë, për shkak të luftës në Rripin e Gazës, si dhe po ndalojnë dërgesat e ndihmave për Sudanin dhe Jemenin e shkatërruar nga konflikti.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!