Abcnews.al ka siguruar videon nga momenti kur 36-vjeçari i arrestuar mbrëmjen e shkuar në Lezhë, Antonio Leka, ndodhet në një servis makinash i armatosur.
Siç shihet edhe në video, 36-vjeçari mban një kallashnikov në dorë, dhe është duke diskutuar me punonjësit e servisit.
Në video shihet se 36-vjeçari është mjaft i acaruar dhe shpesh bën gjeste ndërsa mban kallashnikovin në dorë.
Pas arrestimit mbrëmjen e shkuar ku në makinë ju gjetën një arsenal i tërë armësh, Leka tha para policisë se ishte nisur të vriste politikanët lezhjanë pasi i kishin nxirë jetën.
/Taulant Halili/ Abcnews.al/