Disa pamje rrëqethëse janë publikuar nga Ministria e Hekurudhave në Indi, ku tregohet momenti kur një punonjës në një stacion hekurudhor shpëton një fëmijë.
Fëmija ishte së bashku me nënën e tij duke ecur rreth shinave të trenit, ku në një moment i mituri bie poshtë. Nëna e verbër tentoi ta gjente fëmijën e saj, por nuk po e ndihmonte dot. Ndërkohë që treni po vinte, një punonjës i hekurudhës vrapoi me shpejtësi duke e shpëtuar nga shtypja.
A Good Samaritan:
At Vangani station of Central Railway, Pointsman Mr. Mayur Shelkhe saved the life of a child just in the nick of the time. He risked his life to save the life of the child.
We salute his exemplary courage & utmost devotion to the duty. pic.twitter.com/V6QrxFIIY0
— Ministry of Railways (@RailMinIndia) April 19, 2021
Në postimin në Twitter, ministria ka shprehur mirënjohje ndaj punonjësit dhe e ka përshëndetur për guximin e tij shembullor dhe përkushtimin maksimal ndaj detyrës./e.b-abcnews.al