Persona të maskuar kanë grabitur 1 milion euro në shtëpinë e një biznesmeni në Greqi.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit të grabitjes në Selanik, përcjell abcnews.al.
Nga pamjet shihet se autorët janë të maskuar, ndërsa para se të mbërrinin në shtëpinë e biznesmenit ata kishin vjedhur më parë një automjet në një tjetër banesë, në zonën e Thermi.
Me xhipin luksoz që kishin vjedhur më parë, ata iu afruan shtëpisë së biznesmenit. Në momentin e grabitjes biznesmeni dhe familja e tij ishin me pushime.
Nga pamjet e kamera të sigurisë, shihet se një prej autorëve hap derën e ballkonit duke përdorur një objekt të mprehtë. Më pas ata hynë në shtëpi, shkuan te kasaforta në të cilën morën 1 milion euro.
Pronari i banesës u njoftua për grabitjen pasi sistemi i alarmit u aktivizua, ai njoftoi autoritetet, por kur mbërritën këto të fundit ishte tepër vonë.
Sipas vlerësimeve të Policisë, e gjithë vjedhja zgjati një kohë të shkurtër dhe lëvizjet e shënjestruara të autorëve tregojnë se ata kishin planifikuar më parë edhe detajin më të vogël. g.v/abcnews.al