VIDEO/ Momenti kur një dron ukrainas godet një cisternë ruse pranë urës së Krimesë

schedule08:29 - 5 Gusht, 2023

schedule 08:29 - 5 Gusht, 2023

Ajo që filloi si një operacion i posaçëm ushtarak ka evoluar në një luftë rrënimi në fushat e betejës, duke tensionuar marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Lindjes në një shkallë globale.

Në një mënyrë apo tjetër, më afër Vladimir Putinit janë Turqia, Irani, Kina dhe Koreja e Veriut, ndërsa Volodymyr Zelensky mbështetet me çdo mjet të disponueshëm nga BE dhe NATO.

Pas një sulmi në marinën ruse, forcat ukrainas kanë sulmuar sërish me dron një cisternë pranë urës së Kerçit. Sipas burimeve nuk ka asnjë të lënduar.

Trafiku në urën e Kerçit u ndal për rreth tre orë dhe rifilloi herët të shtunën, sipas informacioneve. Sulmi i fundit në Detin e Zi erdhi një ditë pasi Ukraina tha se kishte kryer një sulm me dron në det në një anije luftarake ruse në bazën detare Novorossiysk në Rusinë jugore.

Rusia tha të premten se kishte zmbrapsur një tentativë sulmi ndaj bazës nga forcat e armatosura ukrainase.

Numri i sulmeve në Detin e Zi nga të dyja palët është rritur që kur Moska u tërhoq nga një marrëveshje muajin e kaluar që kishte lejuar eksportet e grurit ukrainas përmes qendrës së transportit detar gjatë konfliktit midis dy vendeve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!