Hamasi njoftoi mbrëmjen e sotme lirimin e dy grave të tjera, të cilat u rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit në tokën izraelite dhe që atëherë mbahen peng në Rripin e Gazës.
Sipas kanalit izraelit Channel 12, ato janë 79-vjeçarja Nurit Cooper dhe 85-vjeçarja Yoheved Lefsic, të cilët u rrëmbyen nga Nir Oz, ndërsa bashkëshortët e tyre ende po mbahen peng.
Kanali egjiptian AlQahera News publikoi pamjet e lirimit të tyre ndërsa dy gratë ishin në ambulanca në pikën kufitare Rafah.
Në të njëjtën kohë, agjencia egjiptiane e lajmeve theksoi se “përpjekjet diplomatike të Egjiptit për lirimin e dy grave” të mbajtura peng në Rripin e Gazës përfunduan me sukses.
Daniel Lefsic, nipi i Johved Lefsic, theksoi se ai dhe familja e tij janë “të emocionuar dhe të lumtur” që gjyshja e tij “po kthehet”.
“Thjesht shpresojmë që ajo të jetë mirë”, ka thënë ai me një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
“Shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi për lirimin e të gjithë pengjeve”, shtoi ai.
Hamasi: I liruam ata për arsye humanitare dhe mjekësore
Abu Ubaydah, një zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit, tha më herët se lirimi i dy pengjeve u vendos për arsye humanitare dhe mjekësore, falë ndërmjetësimit të Katarit dhe Egjiptit.
Vihet re se njoftimi nga Hamasi është bërë tre ditë pas lirimit të dy femrave amerikane.
Nga ana e tij, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq theksoi në një deklaratë se “lehtësoi lirimin e dy pengjeve të tjerë duke i transportuar ata jashtë Gazës këtë mbrëmje”.
Ata shtuan se “roli ynë si ndërmjetës neutral ndërmjet palëve ndërluftuese e bën të mundur këtë punë. Ne jemi të gatshëm të vizitojmë pengjet e mbetura dhe të lehtësojmë çdo lirim në të ardhmen. Jemi të lumtur që këta njerëz së shpejti do të bashkohen me familjet dhe njerëzit e tyre të dashur”.
عبر وساطة مصرية.. #القاهرة_الإخبارية تنفرد حصريا بنشر فيديو وصول السيدتين المحتجزتين إلى #معبر_رفح#تضامنا_مع_فلسطين #من_غزة_هنا_القاهرة#فلسطين pic.twitter.com/g9zCUtP9a0
— AlQahera News (@Alqaheranewstv) October 23, 2023