VIDEO/ Momenti kur hetuesit e EULEX-it futen në zyrat e Veteranëve

schedule20:53 - 8 Shtator, 2020

schedule 20:53 - 8 Shtator, 2020

Hetuesit e EULEX-it këtë të martë kanë janë futur në zyrat e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së. Në këtë aksion hetuesit mësohet se kanë marrë dosje, të cilat ishin dërguar një ditë më parë nga një person i paidentifikuar.

Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur hetuesit kanë hyrë në selinë e OVL-UÇK-së, dhe kanë marrë dosjen. Lajmin e ka konfirmuar për mediat sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Po kanë ardhë hetues të Gjykatës Speciale. E kanë kërku një kopje të atyre dosjeve që na kanë ardhë dje, një kopje që kemi pasur të ia japim Prokurorisë tonë, ua dhamë atyre”, ka thënë Klinaku.

Zëdhënësja e Gjykatës së Hagës, Angela Griep në një përgjigjë për Abc Neës këtë të martë në lidhje me marrjen e dosjeve nga  zyrat e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së nuk ka dhënë asnjë detaj.

Ne vërejmë raportimin e mediave në lidhje me këtë çështje. Nuk kemi asnjë koment për të bërë”, është shprehur ajo.

Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur të hënën në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë. Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e personit që e ka sjellë pakon, brenda së cilës kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla.

Ndërkohë kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇ-së, Husni Gucati, ka thënë të hënën për mediat  se në këto dosje ka edhe emra të dëshmitarëve.

Dosjen e ka sjellë dikush sot në orën 09:15. Ka qenë me syze, me maskë dhe kapelë. Vetëm e ka lënë pakon dhe ka ikë. Në fillim jemi frikësuar se çka mund të ketë, pasi e kemi hapur me kujdes e kemi parë që ka material të Gjykatës Speciale”, ka thënë Gucati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!