Një çift nga Teksasi përjetoi një incident tronditës nga vizita e tyre në një qendër të kafshëve të egra pasi një gjirafë mori vogëlushen gjatë një udhëtimi.
Gjatë fundjavës, familja vizitoi qendrën e kafshëve të egra Fossil Rim, ku vizitorët lejohen të kalojnë vetë nëpër një shteg për të parë më nga afër kafshët e egra dhe për t’i ushqyer ato.
Dramatic video shows the moment a giraffe grabbed a 2-year-old girl from her family's vehicle at a Texas safari park and lifted her into the air https://t.co/biG3FbLwN3 pic.twitter.com/JjxyTxrLRz
— ABC7 Eyewitness News (@ABC7) June 5, 2024
Paisley Toten, 2 vjeç, ishte ulur në pjesën e pasme të makinës të familjes me nënën e saj kur ajo po ushqente gjirafën përpara se kafsha ta kapte nga këmisha dhe ta ngrinte në ajër.
Momenti është kapur në kamera nga mami dhe vizitorët në makinën pas tyre.
/abcnews.al