Ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Gaza një vajzë të vogël pas bomdardimeve izraelite. Vogëlushja shtrin dorën për të kërkuar ndihmë, ndërsa shpëtimtarët lëvizin me kujdes copat e murit që e kanë mbuluar.
Deri më tani nuk dihet se ku është dërguar vogëlushja. Ndërkohë, shërbimet palestineze të shpëtimit thanë se 20 persona u vranë në një sulm izraelit në Rafah në Gazën jugore.
Vogëlushja shtrin dorën për të kërkuar ndihmë, ndërsa shpëtimtarët lëvizin me kujdes copat e murit që e kanë mbuluar.
Në të njëjtën kohë, gazetari i Haaretz, Jack Houry raporton se sulmet ajrore po vazhdojnë në qytetin e Gazës dhe në zonën e spitalit Shifa.
/abcnews.al