VIDEO/ Momenti kur Angelina Jolie vrapon drejt një vendi të sigurt pas nisjes së bombardimeve në Lviv

schedule12:08 - 1 Maj, 2022

schedule 12:08 - 1 Maj, 2022

Ndërkohë që ndodhej në Lviv, aktorja Angelina Jolie, është dërguar me urgjencë në një vend  të sigurt, pas nisjes së bombardimve nga forcat ruse, sipas Daily Mail.

Jolie, 46 vjeçe, tërhoqi vëmendjen kur u shfaq në një video duke ecur me shpejtësi me një shoqërues nën zhurmën e një sirene që paralajmëronte një sulm ajror.

Ndërsa grupi u filmua duke u larguar drejt sigurisë, aktorja tha: “Jam mirë”.

Jolie ka punuar si e dërguar speciale për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (OKB) për shumë vite, por specifikat e udhëtimit të saj në Ukrainë janë të paqarta.

Lviv ka qenë nën sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse gjatë javëve të fundit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!