Një avion me pasagjerë është rrëzuar në Somali, por për fat të mirë të gjithë personat në bord kanë mbijetuar.
Në media është publikuar edhe momenti i frikshëm kur gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Mogadishu, avioni me 34 persona doli nga pista dhe u përplas me një gardh.
Të 30 pasagjerët dhe katër anëtarët e ekuipazhit mbijetuan, sipas autoriteteve somaleze.
/abcnews.al