Pamjet tronditëse që vijnë nga Ukraina nuk kanë fund. Që prej ditës së djeshme, 10 tetor, qytetet e Ukrainës po sulmohen masivisht nga raketat ruse, me numrin e viktimave që ka shkuar 19, ndërsa numri i të plagosurve 105.
The Guardian ka publikuar pamje nga momenti i shpërthimit të një rakete në qendër të qytetit Dnipro, i cili po mban zi për vdekjen e katër personave nga sulmet e djeshme.
Video është regjistruar nga kamera e një makine në ecje, ku dëgjohet shpërthimi i fuqishëm dhe sirenat e alarmit në zonën e banuar.
Mendohet se Rusia ka lëshuar 84 raketa dhe 24 dronë, me raporte që sugjerojnë se bëhej fjalë për raketat Kh-101, Kh-555, Calibre, Iskander, S-300 dhe Tornado-S.
Forbes tani ka llogaritur vlerën monetare të këtij sulmi, duke thënë se ky sulm i ka kushtuar Moskës midis 400 dhe 700 milionë dollarë./abcnews.al/