“ABC” ka siguruar pamjet e momentit kur u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Delon Troqe pak ditë më parë në Vlorë përpara servisit të vëllait të tij. Ai sapo ishte kthyer nga Spanja, ndërsa autorët e kishin vendosur në ndjekje dhe mbrëmjen e 21 majit 2021 e ekzekutuan.
Në videon e siguruar nga gazetarja e ABC, Xhensila Kodra duket momenti kur një makinë e zezë, tip “Audi” afrohet me qetësi pranë hyrjes së servisit në zonën e Skelës pranë pallatit të sportit ku qëndronte Delon Troqe dhe hap zjarr duke e lënë të vdekur në vend.
Autorët qëlluan në dy kohë në drejtim të 38-vjeçarit për t’u siguruar që e lanë të vdekur në vend. Më pas u larguan me shpejtësi duke e djegur makinën në periferi të Vlorës në Sherishtë Brenda makinës u gjetën armët e zjarrit me të cilat u qëlluan Troqe, ndërsa për autorët ende nuk ka asnjë gjurmë.
Pavarësisht se makina dhe armët u gjetën, për prova do të jetë shumë e vështira pasi killerat i vendosën flakën makinës duke djegur cdo gjë brenda. Pista kryesore ku po hetohet është larja e hesapeve dhe përfshirja e mundshme e Troqes në aktivitet të paligjshëm në Spanjë nga ku sapo ishte kthyer dhe gjatë verës punonte me skaf me turistët në rivierën bregdetare të Jugut të vendit.
Disa vite më parë ai ishte dënuar për drogë. ABC mëson se viktima e atentatit është kushëriri i Ervis Troqes, i cili u zhduk në vitin 2018 në mes të ditës në Vlorë dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tij./ db/ Abcnews.al