VIDEO/ Momenti i arrestimit të djalit të boss-it të Cosa Nostra

schedule18:05 - 16 Janar, 2023

schedule 18:05 - 16 Janar, 2023

Matteo Messina Denaro u arrestua të hënën në mëngjes nga Karabinierët e Siçilisë.

Denaro konsiderohet nga prokurorët italianë si kreu i mafies së Cosa Nostra-s dhe pasardhës i Toto Riinës dhe Giuseppe Provenzanos.

Arrestimi u bë në orën 9:35 (me kohën lokale), kur mafiozi i arratisur u arrestua në një klinikë dhe ruhej nga forca të shumta.

Sipas të dhënave të deritanishme, Denaro ndodhej në klinikën La Maddalena në Palermo, ku po i nënshtrohej analizave për shkak të një problemi onkologjik. Ai tashmë është zhvendosur në një vend sekret.

Matteo Messina Denaro, 60 vjeç, ishte në kërkim që nga viti 1993.

“Do të dëgjoni njerëz që flasin për mua, do të më paraqesin si djall, por të gjitha janë gënjeshtra”, i shkruante ai të fejuarës së tij të atëhershme përpara se të zhdukej.

Ai është dënuar me dhjetëra herë me burgim të përjetshëm për një sërë vrasjesh, përfshirë atë të 12-vjeçarit Giuseppe Di Matte. Fëmija u vra vetëm sepse babai i tij, si mafioz i reformuar, kishte bashkëpunuar me drejtësinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!