Për foshnjat, shprehit dhe të qarat janë një mjet komunikimi. Megjithatë, kjo nuk është plotësisht e vërtetë për të sapolindurit, për të cilët shumë nga shprehjet e tyre të fytyrës, si buzëqeshja, janë në fakt lëvizje refleksive.
Tek të porsalindurit, shikimi nuk është ende i zhvilluar dhe ata nuk mund të shohin përtej një distance prej 20 deri në 30 centimetra. Megjithatë, pamja dhe shprehia e tyre shumë herë na bëjnë të besojmë të kundërtën. Një shembull tipik është foshnja që luan në videon e mëposhtme.
Foshnja ka lindur rreth një muaj më parë dhe kamera ka kapur sekondat e para pas lindjes. Ai ka hapur sytë dhe shikon lart, poshtë, djathtas dhe majtas, shprehia e tij është ndoshta një shprehi habie apo edhe zemërimi.
Videoja është postuar disa javë më parë në kanalin Babies Video dhe tashmë ka qindra mijëra shikime./abcnews.al