Një pjesë duan fitoren e Danimarkës, pjesë tjetër të Finlandës. Zemra u rreh për ekipet e tyre, por jeta është ajo që e duan më shumë.
Edhe jetën e të tjerëve, sikurse ndodhi me Christian Eriksen. Mesfushori, i rrëzuar pa ndjenja në fushën e blertë në sfidën e EURO 2020, tërhoqi vëmendjen e gjithë botës.
A heartwarming moment. #Eriksen??https://t.co/oA5TtdGO7P
— Bearded FC (@BeardedFC) June 12, 2021
Gjendja e tij është më e mirë, ndërkohë që në rrjetet sociale është publikuar edhe një video emocionuese.
Tifozeritë e të dyja ekipeve kanë kënduar në kor emrin e Christian Eriksen, ccka u vu në dukje edhe nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.
“Momente të tilla vënë jetën si përparësi. I uroj shërim të plotë dhe të shpejte Christian, si dhe lutem që familja e tij të ketë forcë dhe besim.
Në këtë moment uniteti i familjes së futbollit është aq i fortë dhe familja e tij i mbajnë me vete dëshirat e mira dhe lutjet e të gjithëve.
Kam dëgjuar tifozët e të dyja ekipeve që brohorisnin emrin e tij. Futbolli është i bukur dhe Christian e luan bukur atë”, është shprehur Ceferin. /abcnews.al