Meksika e mbylli në barazim pa gola duelin e Gold Cup ndaj Trinidad & Tobago. Minuta e 11-të solli dëmtimin e frikshme të Hirving Lozanos, sulmuesit kryesore të Meksikës.
25-vjeçari i Napolit u shty nga një mbrojtës dhe u përplas keq me portierin e ekipit kundërshtar, duke pësuar një dëmtim të rëndë në kokë pas goditjes në gjurin e Marvin Phillips.
https://streamable.com/jtik1g
Lozano përfundoi me barelë jashtë fushave dhe u nis menjëherë për spital, teksa pësoi lëndim në një nga sytë. Për fat të mirë, gjendja shëndetësore e sulmuesit është e mirë.
“Hirving Lozano ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe të qëndrueshme, ai është i vetëdijshëm dhe po pret të kryejë ekzaminimet mjekësore“, lexohet në komunikatën zyrtare të Meksikës. /abcnews.al