Erërat e forta kanë përfshirë pothuajse të gjithë vendin tonë.
Disa momente anormale kanë ndodhur në Orikum, ku era e fortë ka rrëzuar bazën strukturore të kalçetos. Në momentin kur ndodhi kjo situatë, lojtarët e klubit të Orikumit ndodheshin brenda duke ushtruar seancat stërvitore në fushën sportive të mbyllur, pasi moti i keq nuk i ka lejuar t’i zhvillojnë në ambiente të hapura.
Për fat të mirë nuk ka patur asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale./ h.ll/abcnews.al