VIDEO/ Momente emocionuese, trofeu i ngritur në qiell nga kapiteni Karabeci

schedule21:47 - 29 Korrik, 2020

schedule 21:47 - 29 Korrik, 2020

Tirana u rikthye te titulli kampion pas plot 11 vitesh mungesë dhe festa bardheblu, është mëse e ligjshme.

Kapiten në sfidën e fundit të sezonit kundër Bylisit, ishte Erando Karabeci. Pikërisht mesfushori bardheblu, ngriti trofeun e kampionit në qiell.

Gjatë gjithë kohës i emocionuar, Karabeci në praninë e të gjithë skuadrës së Tiranës, feston me shokët e tij, një trofe që do të mbahet mend gjatë në historinë e klubit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!