VIDEO/ Momente emocionuese, si Policia i zbukuroi ditëlindjen të moshuarit

schedule10:10 - 13 Maj, 2020

schedule 10:10 - 13 Maj, 2020

Një burrë 70-vjeçar mori një surprizë të këndshme të martën kur personeli i policisë u paraqit në rezidencën e tij në Panchkula të Haryana me një tortë ditëlindjeje.

Fëmijët e burrit të moshuar janë jashtë vendit dhe ai jeton vetëm, tha Neha Chauhan, SHO e stacionit policor të grave Panchkula.

Një i afërm i burrit i kishte bërë një kërkesë  komisarit të policisë për ta suprizyar të moshuarian pasi askush nga lagja e tij apo të afërmit e tjerë nuk do të mund ta vizitojnë atë në ditëlindjen e tij për shkak të izolimit nga koronavirusi.

Në mëngjes, disa policë, përfshirë Chauhan, shkuan në shtëpinë e tij në Panchkula.

Fillimisht, Puri mendoi se ata kishin ardhur për të pyetur për diçka.

Në një video të xhiruar nga personeli i policisë, ai tha: “Emri im është Karan Puri, Unë jetoj vetëm, unë jam një qytetar i moshuar, ju mund t’i regjistroni çfarë po them. “Ai u befasua kur policët filluan t’a uronin për ditëlindje.

“Ne jemi familja juaj zotëri, ne jemi fëmijët tuaj”, i thanë policët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!