Lojtarët e rinjë dfhe tifozët e një ndeshje bejsbolli në SHBA panë një skenë tronditëse kur një mini stuhi rëre goditi nga hiçi një fëmijë 7-vjeçar.
Momenti u kap rastësisht gjatë filmimit me telefon të ndeshjes dhe është diçka vërtetë e rrallë. Fëmija ishte pozicionuar në lojë, por parpritur, nga hiçi, një tornado e vogël u formua pikërishtë pranë tij duke shkaktuar panik.
Siç tha 7-vjeçari për “CNN”, ai ishte në tornado për pak sekonda, por u ndje sikur ishte për minuta të tëra.
Përveç panikut dhe frikës që përjetoi në mënyrë të pashmangshme 7-vjeçari, ai nuk ka pësuar asnjë lëndim. Dhe falë ndërhyrjes së guximshme të një 17-vjeçari që ndodhej aty pranë, në momentin që ndodhi fenomeni natyror, fëmija u largua në kohë./h.ll/abcnews.al
A dust devil suddenly formed during a youth baseball game. Then an umpire stepped in. pic.twitter.com/FeAiYpiqFy
— CNN (@CNN) May 16, 2023