Një episod delikat ndodhi para pak minutash në ndeshjen Laçi-Partizani, e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kyrian Nwabueze në një moment nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë në tokë.
Shokët e ekipit dhe lojtarët e Partizanit i shkuan menjëherë pranë dhe u çua në këmbë. Gjyqtari kërkoi menjëherë ndihmën e mjekëve dhe në një moment ambulanca u fut në fushë.
Brenda pak çastesh lojtari e merr veten dhe tregon se është i gatshëm të hyjë në fushë. Mjekëve sulmuesi u bën shenjë për një marrje mendsh. /abcnews.al