Festë në Paris dhe zhgënjim e trishtim në Barcelonë. Diku festohet për ardhjen e futbollistit më të mirë në planet, e diku tjetër është e vështirë të pranohet largimi i yllit, kapitenit, liderit dhe idhullit të madh.
Leo Messi ka nisur sot aventurën franceze. PSG zyrtarizoi afrimin e”pleshtit”, i cili ka zbarkuar në Paris, teksa nesër do të prezantohet përpara tifozëve të rinj, në një konferencë për shtypin që fillon prej orës 11:00.
https://streamable.com/uw7w9u
Në Spanjë nuk kanë humbur kohë dhe kanë filluar të “zhdukin” imazhet e 34-vjeçarit nga Argjentina, i cili ishte për 21 vite radhazi pjesë e klubit të Barcelonës.
Siç dallohet në video, imazhi i Leo Messit është hequr nga fasada e stadiumit “Camp Nou”, një moment i dhimbshëm ky për tifozët katalanas, që gjithsesi do e kenë gjithmonë në zemër simbolin e ekipit të tyre. /abcnews.al