Gjigandët francezë të Paris Saint-Germain, duket se nuk po kalojnë një moment të mirë mbrëmjen e sotme, teksa pas pësimit të 2 golave nga Nice, tashmë kanë pësuar dhe të 3-tin.
Në përpjekje për të barazuar sfidën, “parisienët” humbasin topin ndaj mbrojtjes së Nice, duke bërë që këta të fundit të nisin një kundërsulm të shpejtë, kundërsulm, i cili finalizohet në mënyrën më të mirë të mundshme nga “bomberi” nigerian, Terem Moffi, me këtë të fundit, që pas 1 goli e 1 asisti realizon dopjetën personale këtë mbrëmje. Rezultati shkon në 1 me 3. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: