“Piranjat” në Abc të moderuara nga Arilena Ara dhe Florjan Binaj, kanë sjellë këtë diel mashtrimin e madh që ndodh me “Call centerat” në Shqipëri.
“Piranja” Aida Topalli, ka arritur të sjellë rrëfimet e tre personave q ëkanë punuar në këto përbindësha të mashtrimit financiar, ku kryesisht preja janë të moshuarit italianë.
Personazhet rrëfejnë për “Piranjat” se fillimisht i joshin të moshuarit me shumë të vogla financiare, duke i bindur ata se ky pak investim dhe të kthehet në fuqi ekonomike në të ardhmen.
Dhe pensionistët italianë të joshur nga këto oferta (por pa e ditur që po mashtrohen) financojnë fillimisht shumë të vogla parash, për të arritur më pas të japin edhe mijëra euro, që mund të jenë kursimet e gjithë jetës së tyre.