Spal ka arritur një fitore tepër të rëndësishme përballë Parmës, duke iu larguar vendit të fundit që e ndante me Sampdorian. Një gol i Andrea Petagnës pas gjysmë ore lojë i siguroi fitoren e dytë në kampionat ekipit të Etrit Berishës.
Edhe pse mbeten me 10 lojtarë në minutën e 75-të, vendasit arritën të ruanin avantazhin dhe të festonin në fund. Parma ishte në një ditë jo fort pozitive dhe nuk pati shumë raste, me Berishën që ishte në gatishmëri në çdo moment. Kjo fitore e ngjit Spalin në kuotën e 6 pikëve, ndërsa ekipi emilian numëron tre pikë më shumë. /abcnews.al
Spal – Parma 1-0
(Petagna 31’)